Portal

Takim Midis Studenteve dhe Pedagogeve

{“text”:”

Në datat 7 dhe 8 qershor 2017,në ambjentet e Kolegjit Universitar “Wisdom” u mbajtën takimet periodike midis studentëve dhe pedagogëve të dy Fakulteteve, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore (Departamenti i Ekonomisë dhe Departamenti i Psikologjisë.
Takimi rezultoi në formën e një “përballje” studentë-pedagogë ku nga ana e këtyre të fundit u dëgjuan mendimet dhe problematikat e shprehura të studentëve në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mësimor për semestrin e dytë të këtij viti akademik, si dhe sugjerimet e tyre në lidhje me sezonin e provimeve të verës.
Studentet e institucionit tonë në takimin e tyre me pedagogët u shprehen se procesi akademik dhe ai i mësimdhënies ishin në përputhshmeri me pritshmeritë e tyre. U shprehën të kënaqur lidhur me metodat e përdoruara, instrumentat me të cilët punojnë gjatë procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies, aktivitetet akademike kulturore si dhe me stafin nddihmës, atë administrativ , biblotekë, sekretari etj.
Ky takim u përshendet nga dekanët fakulteteve ku dhe mbajtën fjalën e hapjes .
Shefat e departamenteve dhe pedagogët nga ana e tyre dhanë sugjerime dhe shprehen vlerësim për punën e studentëve si dhe për mendimet dhe sygjerimet e tyre.
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të Kolegjit Universitar “Wisdom” , në cilësinë e percjellësit të sugjerimeve dhe problematikave të studenteve më qëllim garantimin e cilësisë në institucion, sipas proceduravee dhe standarteve me të cilat punon Kolegji jonë Universitar.

“,”image”:”15847.jpeg?s=98870″,”video”:null,”video_description”:null,”gallery”:null,”gallery_type”:null,”image_location”:”top”}