Portal

Bordi i administrimit

Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të Kolegjit Universitar “Wisdom”, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij. Për të realizuar misionin e tij, Bordi:

    • I rekomandon administratorit të shoqërisë ndryshimet e nevojshme në infrastrukturë, në cilësi akademike dhe në veprimtaritë e Kolegjit Universitar “Wisdom”

 

    • Jep rekomandime dhe orienton shfrytëzimin sa më të mirë të buxhetit të dërguar dhe të mbrojtur në bord nga rektori, para miratimit përfundimtar të tij nga Administratori apo Asambleja e Ortakëve

 

    • Udhëzon dhe orienton për rritjen e efektivitetit të veprimtarive publike dhe të procesit të marketingut që zhvillohet në kuadër të vetë kolegjit

 

    • Shqyrton dhe miraton politikat e përgjithshme operuese të Kolegjit Universitar “Wisdom”, politikat konkrete të mësimdhënies dhe rekrutimit të trupit akademik, programet jashtë mësimore të kërkimit, botimet mësimore-shkencore, trajnimet e ndryshme, kriteret e dhënies së granteve apo bursave të veçanta



Rregullorja e Bordit


    • Bordi i Administrimit i Kolegjit Universitar “Wisdom” përbëhet prej 5 (pesë) anëtarësh me të drejtë vote, të cilët miratohen nga Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë.

 

    • Anëtarët janë përfaqësues të shoqërisë “Wisdom”shpk, janë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike, juridike ose të pushtetit vendor, mund të jenë ortakë të shoqërisë dhe emërohen nga administratori i shoqërisë “Wisdom”.

 

    • Rektori, drejtuesit e njësive kryesore, drejtuesit e njësive bazë dhe administratorët e institucionit dhe të njësive kryesore nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Administrimit, por mund të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e tij.

 

    • Bordi, me propozim të administratorit të shoqërisë, zgjedh kryetarin e tij midis anëtarëve me të drejtë vote, me 3/5 e anëtarëve të tij.

 

    • Kryetari drejton veprimtarinë e Bordit dhe mbledhjet e tij. Në mungesë të tij, këtë detyrë e kryen një anëtar i Bordit, të cilit i delegohet detyra, me gojë a shkrim, nga vetë kryetari. Mandati i kryetarit është dyvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

 

    • Bordi miraton edhe një sekretar që bën pjesë në stafin akademik, ndihmësakademik ose ndihmësadministrativ të Kolegjit Universitar “Wisdom”.

 

  • Bordi, gjatë veprimtarisë së tij, pas një këshillimi paraprak me Administratorin e Shoqërisë dhe Rektorin, mund të krijojë struktura ndihmëse e komisione për çështje të veçanta në një kohë të caktuar.