15.05.12019   
Një grup studentësh nga Kolegji Universitar “Wisdom” vizituan Ambasadën
nëpërmjet programit Njihu me Amerikën. Ata u takuan me disa nga zyrtarët e
Ambasadës për të mësuar mbi jetën e një diplomati, si dhe programet e Ambasadës
për të rinjtë shqiptarë. Programi Njihu me Amerikën mirëpret në ambasadë nxënës
e studentë të shkollave të mesme, ose të universiteteve për t'u takuar me diplomatë
amerikanë dhe për të dëgjuar prezantime të shkurtra mbi pikëpamje të ndryshme të
kulturës, historisë, arsimit, e ekonomisë amerikane, marrëdhënieve SHBA -
Shqipëri dhe politikës së jashtme të SHBA-së.