03.06.2019  

Në kuadër të bashkëpunimit që Kolegji Universitar “Wisdom” ka me Qendrën Shqiptare për
Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës, studentët e KU “Wisdom” morën pjesë në forumin
përmbyllës me temë : “Fëmijët brenda sistemit të drejtësisë”. Ky forum u ndoq me mjaft interes
nga studentët, të cilët përfituan informacione dhe u bënë pjesë të diskutimeve, me intelektualë të
fushës, lidhur me temën.