13.06.2019  

Studentët e programit të studimeve me karakter profesional “Agjent i Pasurive të Paluajtshme”
organizuan aktivitetin: “Të njohim nga afër një ditë pune të një agjenti dhe Agjensie të Pasurive
të Paluajtshme”.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të lëndës: “Arkitekturë dhe zhvillim urban”. Krahas njohurive
teorike në lidhje me industrinë e pasurive të paluajtshme studentët patën mundësi të njohin dhe
aftësohen edhe me njohuri praktike. Gjatë kësaj dite studentët u shoqëruan nga Pedagogu i
lëndës Prof. Ardian Paskali si dhe Office Manger e CENTURY21 Expert Znj. Imelda Zeqo.