18.10.2019
Kolegji Universitar “Wisdom” pati kënaqësinë që në përputhje me rregulloren dhe statutin e institucionit
të diplomonte për vitin akademik 2018-2019, një plejadë të shkëlqyer prej 125 studentësh, në disa
Programe studimi: Bachelor në Drejtësi, Psikologji, Financë-Bankë dhe Menaxhim Biznesi, si dhe në
Ciklin e dytë të studimeve, Master i Shkencave në “E drejtë Civile dhe Tregtare”, “E drejtë Penale” dhe
“Psikologji Shkollore dhe Edukimi”.
Në këtë ceremoni pjesë e rëndësishme ishte marrja e çertefikatës së cilësisë për shërbimin në fushën e
edukimit nga agjensia Italiane e vlerësimit dhe çertefikimit ASACERT. Në përputhje me kërkesat dhe
standartit ISO 9001:2015 e cila ju dorëzua administratores së Kolegjit Ketrina Paskali, duke u bëre kështu
Kolegji i vetëm me këtë standart në Shqipëri.
Stafi pedagogjik dhe administrativ njohën gjatë këtij 5-vjeçari studimesh, të rinj ambiciozë, studiozë dhe
të etur për dije shkencore e praktika mësimore. Ndjejmë kënaqësinë të shprehim se puna e palodhur e
gjithkujt në KU “Wisdom” është shpërblyer me diplomantët tanë, të cilët sot janë të gatshëm për tregun e
punës me një diplomë të vlefshme dhe të konsoliduar tashmë.
Falenderojmë prindët për besimin që na dhanë dhe i garantojmë ata se investimi i tyre duke na zgjedhur
për të ardhmen e fëmijëve të tyre është i duhuri!
Për cdo informacion që ju nevojitet kontaktoni në:
Info-067 60 22 735
Info tel- 04 22 000 63
Info@wisdom.edu.al
Adresa:
Rruga “Medar Shtylla” (Komuna Parisit),Tiranë
Kolegji Universitar “ WISDOM”