Në Kolegjin Universitar Wisdom kanë përfunduar leksionet e organizuara nga Njësia e Kerkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe Departamenti i Ekonomisë së Kolegjit Universitar Wisdom, me profesorin amerikan Ronald M. Nate, Ph.D (Professor Economics Brigham Young University-Idaho.)
Në ditën e fundit të trajnimit të gjithë studentët që kanë qenë pjesëmarrës në ciklin e leksioneve virtuale dhe leksioneve në auditor janë pajisur me çertefikata.Gjithashtu edhe stafi akademik që kanë qenë pjesëmarrës në workshopet e organizuara nga profesori Ronald Nate u pajisën me çertefikata.
Cikli I leksioneve përfundoi me sukses duke falenderuar të gjithë për bashkëpunimin.