Kolegji Universitar "Wisdom" këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së bashku me Drejtorinë e Arsimit Tiranë dhe Zyrave Vendore Arsimore ka organizuar "Ditët e Informimit, Këshillimit të Karrierës" gjatë muajit Mars 2021.Stafi i Kolegjit Universitar "Wisdom dhe studentët mirëpresin cdo ditë në platformën ZOOM nxënësit dhe të interesuarit për ti informuar ata për fushat e studimit, stafin akademik, ambjentet e KU "WISDOM", praktikat mësimore dhe mundësitë e shumta për praktikë që ofron Kolegji pas diplomimit në bashkëpunim me Institucionet e Administratës Publike, Gjykatave, Prokurorive, Zyrave të Avokatisë, Bankave, Shkollat, Zyrave të Kontabilitetit, Qendrave të Këshillimit Psikologjik dhe shumë Institucioneve të tjera shtetërore dhe private. Për më shumë informacion jeni të mirëpritur në ambjentet e Kolegjit Universitar "Wisdom'