Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Wisdom sëbashku me organizatën TED dhe Bashkinë e Tiranës organizuan forumin e hapur me temë : “Më shumë politika gjinore në Bashkine e Tiranës.” Qëllimi i këtij takimi është krijimi i një forumi diskutimi mbi menaxhimin e procesit të politikave gjinore në Bashki për përfitimin e shërbimeve të ndryshme si : punësim, edukim, shëndet, sociale etj. Ky takim u zhvillua dhe me diskutime të ndryshme, të iniciuara nga studentet e Kolegjit Universitar “Wisdom” dhe përfaqësuesve të cilët ishin të ftuar. Të gjithë sëbashku diskutuan për më shumë integrim të grave në shoqëri dhe më shumë barazi.