Anëtarët e Klinikës Ligjore "Wisdom" moren pjesë në trajnimin në fushën e biznes komunikimit dhe komunikimit interpersonal me ligjërues Prof. Dr. Gadaf Rexhepi.TË GJITHË ATA QË DO E PËRFUNDOJNË KËTË KURS PA PAGESË DO TË MARRIN ÇERTIFIKATA PËR TË NJEJTIN.Përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit në punë dhe mësoni si të krijoni bashkëpunimin pozitiv në vendin bashkëkohor të punës. Zbuloni strategjitë e dobishme të komunikimit në vendin e punës. Pavarësisht faktit që komunikimi mund të jetë përmes ekraneve apo direkt aftësitë e forta ndërpersonale mundësojnë të shkëmbejmë ide, pikëpamje, ekspertizë dhe informacion në mënyrë efektive. Në këtë trajnim, ju do të zbuloni strategjitë më të mira të komunikimit për bashkëpunim efektiv në vendin e punës dhe do të reflektoni rreth stilit tuaj personal të komunikimit. Ju do të mësoni rëndësinë e përputhjes së stilit tuaj të komunikimit me punën tuaj dhe qëllimet e projektit dhe do të mësoni se si të menaxhoni dhe kontrolloni bisedat sfiduese.Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri për:- Modelin e procesit të komunikimit,- Përmirësimin e komunikimit verbal,- Rëndësinë e komunikimit jo-verbal dhe si të kuptojme atë,- Komunikimet në Organizatë - Pengesat dhe dështimet në komunikim,- Roli i përceptimit në komunikim,- Planifikimin e mesazhit të shkruar,- Negociatat në biznes, dhe- Organizimi dhe menaxhimi i mbledhjeve.Ligjerues: Prof. Dr. Gadaf Rexhepi