Kursi i meditimit zhvillohet çdo të premte në orën 12.00,  pranë ambjenteve të Kolegjit Universitar
“Wisdom”. Studentët mësojnë teknikat bazë të meditimit, njihen me përfitimet e meditimit,  praktikojnë
meditimin dhe mësojnë teknika sesi të organizojnë mendimet e tyre në menyrë të shëndetshme.