Më datë 19 Nëntor 2019, IYF ALBANIA (International Youth Fellowship ) në ambjentet e Kolegjit Universitar WISDOM në bashkëpunim me Njësinë e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë sëbashku me Specialisten e Këshillimit të Karrierës dhe Jetës Studentore në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me IYF, organizuan një leksion të hapur “Mind lecture” me temë “Si mund të sjellim një ndryshim në jetën tonë”.Ky ishte nje leksion interesant ku duke iu referuar fjalimit te David Kim, studentët morën një mesazh të vlefshëm lidhur me jetën dhe sfidat e saj.