Më datë 28.09.2017 ora 11.00 në ambjentet e Kolegjit Universitar “Wisdom ”, në kuadër të aktiviteteve të realizuara nga Zyra e Burimeve Njerëzore Karrierës dhe Jetës Studentore u organizua një takim me Përfaqësuesit e Organizates GUS Albania, dhe Zv Rektorit : Prof. Asoc. Dr. Naim Meçalla, Përgjegjësit e Zyrës së Karrierës dhe Jetës Studentore Msc. Dorjan Doka.
Nga palët u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ku studentët tanë do të kenë mundesi te zhvillojnë praktika formuese ne ambjentet e GUS Albania, por dhe bashkëpunim ne fushat me interes të perbashkët në fushën akademike dhe në angazhimin në projekte të përbashkëta.
Kolegji Universitar “Wisdom” është dhe pjesë e një projekti të Erasmus Plus që po implementohet nga GUS Albania dhe do të marrë pjesë në aktivitet e caktuara.
GUS Albania me qëndër në Shqipëri është degë e GUS Italia, në aktivitet që nga viti 1993 në reealizimin e projekteve të zhvillimit dhe intervenimeve të emergjencës jo vetëm në Itali,por dhe në vende të tjera si në Afrikë, Amerikë Latine dhe Azi.