Më datë 07.05.2018 në ambientet e Kolegjit Universitar “WISDOM” u zhvillua një takim ndërgjegjësues me studentët me temë “Mbi rrezikun e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit”. Ky aktivitet u realizua nga Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Wisdom në bashkëpunim me “Qendrën Shqiptare të Rehabilitimit të Traumës” të ftuar ishin disa personalitete nga fusha të ndryshme si, Bashkia e Tiranës, Universiteti i Tiranës, etj. U diskutua për situatën aktuale të ekstremizmit të dhunës në Shqipëri, masat parandaluese që mund të merren dhe cilat janë ndërhyrjet e duhura që duhen ndërmarrë. Ky takim rezultoi mjaft efektiv për studentët dhe të ftuarit e pranishëm.