Njësia e Kërkimit Shkencor dhe  e Marrëdhënieve me Jashtë, mbështetur në Programin  e Veprimtarive Kërkimore –Shkencore për vitin akademik 2018-2019, realizoi Forumin e hapur me temë: “Mbrojtja e mjedisit dhe sfidat e një ekonomie qarkulluese”, në bashkëpunim me organizatën TED, Trainim Edukim Demokraci, në të cilin diskutuan lektorët: Z. Brian J. Williams, Përfaqësues i UNDP në Shqipëri, Z.Nikolin Jaka – Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë,  Znj. Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal , Z. Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë,  Znj.Ornela Çuçi, Zëvendës Ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Z. Mihallaq Qirjo , Drejtor Ekzekutiv i REC nga Shoqëria Civile. Ky Forum u ndoq nga studentët e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore, Departamenti i Ekonomisë, të cilët morën pjesë në mënyrë interaktive në diskutim.