NJKSHMJ në Fakultetin e Drejtësisë në bashkëpunim me Departamentin e të Drejtës Private realizuan trajnimin me temë: “Të njihemi me Marketingun e Bizneseve mbi Pronat e Paluajtshme”, ku studentët u njohën dhe u informuan mbi shoqërinë investitore ndërkombëtare ARMADA SH.P.K, e cila operon prej shumë vitesh në tregun e ndërtimit shqiptar dhe mënyrën sesi kjo kompani negocion me bizneset apo me agjensitë imobliare në Tiranë dhe jashtë Shqipërisë. Trajnuesi i kompanise si përfaqësuse negociator i kësaj kompanie z.Artan Dobi i orientoi studentet sesi ata duhet të negociojnë.Studentët patën shumë interes dhe pyetje pafund gjatë momentit të trajnimit ku ata e realizuan diskutimin rreth një tavoline pune ku ishin të vendosura moketat e pronave ku u improvizuan role mes investitorit, agjentit dhe klientit.