Në datën 15 Janar 2020 u realizua trajnimi me studentët e programit me karakter profesional,studentët e “Agjent i Pasurive të Paluajtshme” dhe ” Asistent Administrativ”.I ftuar ishte z.Besard Rusi, një nga aksionerët e kompanisë Remax Albania and Kosovo.Broker i disa zyrave Remax në Tiranë.Ai solli në vëmendje mënyrën se si agjentët duhet të bëjnë marketing duke ilustruar me shembuj konkretë.Gjithashtu z.Rusi foli në detaje duke treguar strategjitë e negocimit që duhet të implementojmë gjatë një procesi shit-blerje dhe jo vetëm.Ky trajnim shpalosi shumë pyetje,komente dhe debate mes studentëve dhe të ftuarve.Trajnimet e tjera do të zhvillohen pranë zyrave të Re/Max.