Përfundoi sot me sukses programi dy-javor i kursit të Lektorit të Ftuar Amerikan, PhD. David C. Kolbe, Senior Visiting Professor, me studentët e Fakultetit të Drejtësisë së Kolegjit Universitar “Wisdom”. Ky kurs u zhvillua në kuadër të veprimtarive me Lektorë të Huaj të Ftuar dhe kishte për qëllim zhvillimin e vazhdueshëm profesional të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, si dhe rritjen e cilësisë së procesit mësimor. Ai u zhvillua në formën e Leksioneve të Hapura, nga data 6 Nëntor, 2018 deri në datën 16 Nëntor 2018. Leksionet vijuan në orarin 16.00 – 17:50, në sallën numër 10 të Kolegjit Universitar “Wisdom”.


Leksionet, “American Criminal Law and Procedure” u frekuentuan nga studentët e ciklit Bachelor dhe Master të Drejtën Penale, si dhe nga studentë të tjerë të interesuar. Këto leksione u zhvilluan në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me CILS, Austri. Ky ishte një program me shumë përfitim për të gjithë studentët pjesëmarrës. Në përfundim të kursit, studentët u testuan mbi njohuritë dhe eksperiencën e përftuar.

Sot, studentët u pajisën me çertifikata kualifikimi për të ligjin amerikan dhe procedurën penale amerikane. Gjithashtu, Lektorit PhD. David C. Kolbe, Senior Visiting Professor, në shenjë falenderimi, iu dha një letër mirënjohjeje nga Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Asoc. Dr. Naim Mëçalla.


Lektori PhD. David C. Kolbe, dhuroi për bibliotekën e KU “Wisdom”, librin “Criminal Law and Procedure”.