Departamenti i Psikologjisë
Programi i studimit Bachelor në Psikologji në Kolegjin Universitar
“WISDOM” është përgatitur në përputhje me nevojat e kohës dhe i referohet
përvojave më të mira të institucioneve akademike të vendeve të zhvilluara.
Departamenti është përgjegjës për:
-
programet e studimit të
ciklit të parë “Bachelor në Psikologji
-
programet e studimit të
ciklit të dytë ,Master i Shkencave “Psikologji Shkollore dhe Edukimi”
Programi
Bachelor në “Psikologji” dhe "Master i Shkencave Psikologji Shkollore dhe Edukimi" kanë këto objektiva të përgjithshme:
Formimin akademik të specialistëve të Psikologjisë,
për t’iu përgjigjur kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë
shqiptare
Të përgatisë specialistë me aftësi teorike e
metodologjike. Ai synon përgatitjen e dyfishtë, si profesionistë të fushave
relativisht të reja dhe si qytetarë aktivë të një shoqërie demokratike.
U ofron studentëve dije, njohuri dhe ekspertizë të
konsiderueshme për një punë të thelluar kërkimore e aplikative
Departamenti
i Ekonomisë
Misioni i Departamentit të Ekonomisë është ti ofrojë tregut të punës vendas dhe
botëror specialistë dhe menaxherë të biznesit me njohuritë më të mira dhe të
azhornuara në vijimësi.
Vizioni i Departamentit të Ekonomisë synon arritjen e standarteve më të larta,
të njohura edhe ndërkombëtarisht si të programeve që ofron, ashtu edhe të
performancës së stafit të tij, me synimin e sigurimit të cilësisë si objektiv
kryesor.
Ai
është përgjegjës për:
-
programet e studimit të ciklit të parë “ Bachelor në
Menaxhim-Biznesi”
-
programet e studimit të ciklit të parë “ Bachelor në
Financë –Bankë”
-
programet e studimit të ciklit të dytë, Master i
Shkencave në “Administrim Biznesi”
Këto
kurse studimesh kanë një përmbajtje të zgjedhur me kujdes dhe objektiva
specifike arsimore.