Java e Integritetit, e mbajtur në Tiranë në datat 3-11 shkurt ka mbyllur punimet e saj në 11 Shkurt mes debateve dhe propozime për luftën kundër korrupsionit.

Në Konferencën e organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Shqipëri, u kërkua bashkëpunim dhe koordinim për betejën kundër korrupsionit.

Kjo konferencë me tematikë “Të ndërtojmë një shoqëri me integritet për një zhvillim të qëndrueshëm”, solli shumë bashkëfolës nga sektori publik dhe privat, si dhe organizatat e shoqërive civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Diskutimet në panel sollën në vëmendje sfidat me të cilat përballet shoqëria dhe rinia shqiptare, por nuk munguan edhe rekomandimet për zgjidhje të mëtejshme.

Kolegji Universitar "Wisdom" u përfaqësua në këtë konferencë nga Drejtori Ekzekutiv i Qendrës "Klinika Ligjore Wisdom", Av. Alban Duraj.