Në 13 Shkurt 2020 në Kolegjin Universitar"Wisdom" u zhvillua Konferenca Kombëtare me temë: “Thyej Tabune: Qarku Vicioz i Çështjeve të Shëndetit Mendor dhe Dhuna Familiare në Shqipëri” e organizuar nga  Shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare” & The Ballkanista/Alice Taylor në bashkëpunim me Kolegjin Universitar "Wisdom", Qendra “Këshillimore për Njerëz me Aftësi të Kufizuar”, Qendra "Klinika Ligjore Wisdom" dhe Klinika Psikologjike "Urtesia".

Në këtë aktivitet morën pjesë: gra-viktima të dhunës, aktivistë, studentë, nxënës, ekspertë nga fusha e psikologjisë, psikiatrisë, gazetarë, pedagog dhe avokatë.


Në këtë konferencë u diskutua rreth fenomenit të dhunës ndaj grave, formave të saj, u dhanë zgjidhje se si mund të luftohet ajo dhe të minimizohet në maksimum nga të gjithë aktorët e shoqërisë Shqiptare me ne krye shtetin dhe strukturat e tij ligjzbatuese.


Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar "Wisdom" Prof. Asc. Dr. Naim  Mecalla u shpreh se: "Per më shumë se një dekadë Kolegji vazhdon të nxjerrë breza dhe gjenerata të diplomuarish me sukses në fushën e drejtësisë, psikologjisë dhe ekonomisë. Misioni i Kolegjit Universitar "Wisdom" është të japë kontributin e tij për të diplomuar studentë të cilët të jenë  qytetarë të denjë dhe profesionistë. Në këtë kontekst Kolegji është aktiv duke dhënë ndihmën e tij kundër fenomeneve që e shqetësojnë shoqërinë shqiptare siç është edhe dhuna ndaj grave. Pedagoget dhe studentet e KU "WISDOM" nëpërmjet Qendrës "Klinika Ligjore Wisdom" dhe Klinikes Psikologjike "Urtesia" ofron ndihmë psikologjike dhe juridike FALAS për gratë e dhunuara në mënyrë që t'ja lehtësoj sa më shumë dhimbjen".