Më datë 17.05.2021, ora 10.00 u organizua Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me temë “Procesi i integrimit në Bashkimin Europian në kohën e revolucionit dixhital” nga Kolegji Universitar “Wisdom” në bashkëpunim me Institutin për Kërkim dhe Zhvillim “Wisdom”, me Universitetin e Kalabrisë, Itali, Universitetin Alcide De Gasperi University of Euroregional Economy in Józefów (WSGE), Poloni dhe Qendrën CEDICLO, Universiteti Aldo Moro, Bari, Itali.
Kjo konferencë u organizua në ambjentet e Kolegjit Universitar “Wisdom”, si dhe nëpërmjet platformës online Zoom për profesoratin e ftuar nga institucionet partnere nga vendet europiane, si rezultat i pamundësisë për të qenë fizikisht për shkak të pandemisë Covid.
Konferenca ndërkombëtare u organizua në kuadër të javës së Evropës, rëndësisë që ka procesi i integrimit për Shqipërinë; raportet me vendet anëtare të Bashkimit Europian; digjitalizimi dhe procesi i integrimit nën kohën e revolucionit digjital; angazhimit të personelit akademik dhe studentëve të Kolegjit Universitar “Wisdom” në aktivitete të kërkimit shkencor, si dhe në kuadër të implementimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me të gjithë universitetet dhe qendrat e kërkimit shkencor të sipërpërmendura me të cilat institucioni ynë ka marrëveshje.Në këtë evet kishte një pjesëmarrje të gjerë nga personeli akademik të Fakultetit tonë.