Më datë 30-31 Janar 2020 në ambientet e Kolegjit Universitar “Wisdom” Fakulteti i Drejtësisë, departamenti i së drejtes publike në bashkëpunim me zyrën e NJKSHMJ u realizua një seminar në fushen e së drejtës Romake. E ftuar si personel akademik pranë departamentit të së drejtës publike ishte Profesor Maria Casola, Universita’ degli Studi di Bari, e cila i njohu studentët e Drejtësisë mbi lindjen dhe zhvillimin e së drejtes romake si dhe rëndësinë e studimit të kësaj të drejte e cila u bë bazë për legjislacionet moderne të kohës dhe laborator për juristët dhe specialistët e drejtësisë. Profesorja u shoqërua nga pedagogët e së drejtës romake në si dhe personeli akademik i departamentit të së drejtës publike.Seminari u realizua në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet institucionit tonë dhe Universita’ degli Studi di Bari, ishte interesant dhe i vlefshëm për studentët e drejtësisë të cilët e ndoqën me kuriozitet.
Në fund të seminarit të gjithë studentët u pajisën me certifikata.