Sot në 29 Janar 2020, Njësitë e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Kolegjit Universitar Wisdom në bashkëpunim me Qendrën "Klinika Ligjore Wisdom” realizuan trajnimin me temë: "Huamarrje e Zgjuar dhe Kontratat me Institucionet e Microcreditit". E ftuar ishte Znj.Vjollca Muçaj PHDc, Drejtoreshë e Departamentit të Riskut në Institutin Financiar "Agro&Social Fund”.Studentët pedagogët dhe pjesëmarrësit mësuan shumë nga ky trajnim pasi Drejtoreshë Vjollca Muçaj shpjegoi qartë dhe me detaje llojet e kredive, normat e interesit, penalitet, të drejtat dhe detyrimet e palëve.

Kolegji Universitar "Wisdom", Agro&Social Fund dhe Qendra "Klinika Ligjore Wisdom" nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi e cila parashikon që: studentët e Kolegjit Universitar "Wisdom" të përfshihen në praktika mësimore, në mini projekte kërkimore, dhe mundësi punësimi për ta. Gjithashtu Agro&Social Fund do të ofrojë mundësi kreditimi me interesa të ulëta për studentët të cilët do të ndjekin studimet dhe studentët e diplomuar në Kolegjin Universitar "Wisdom" të cilët kanë projekt biznesi do të mbështeten financiarisht me norma të ulëta interesi.

Në fund të trajnimit të gjithë studentët u pajisën me çertifikata.