ERASMUS +
Mobiliteti ndërkombëtar
Për gati
30 vjet, Evropa ka financuar programin Erasmus, i cili u ka mundësuar mbi tre
milion studentëve evropianë të kalojnë një pjesë të studimeve në një
institucion tjetër të arsimit të lartë në Evropë. Erasmus + tani ka krijuar
këto mundësi, duke lejuar lëvizjen nga pjesët e tjera të botës në "
Programme countries" dhe
mobilitetin e studentëve evropianë drejt "
Partner Countries".
Mobiliteti
mund të përcaktohet si një periudhë e caktuar studimi ose trajnimi jashtë
vendit (në kuadrin e studimeve në vazhdim në një institucion vendas) për të
fituar kredite. Pas fazës së mobilitetit, studentët kthehen në institucionin e
tyre të origjinës, ku njihen kreditë dhe në të njejtën kohë përfundojnë
studimet e tyre. "Programme
countries": shtetet anëtare të BE, si dhe Islanda, Lihtenshtajni,
Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Turqia; "Partner Countries": të gjitha vendet e tjera në mbarë botën të
grupuara së bashku në rajone të ndryshme.
Në mënyrë
që të ndodhë mobiliteti, një IAL në një "Programme countries" duhet të nënshkruajë një marrëveshje
ndërinstitucionale me një IAL në një "Partner
Countries". Sipas kësaj marrëveshje, ajo mund të presë studentë,
kandidatë për master, doktoraturë ose stafin nga IAL "Partner Countries" dhe anasjelltas.
Në
marrëveshje, institucionet dërguese dhe pranuese bien dakord mbi kategoritë e
kurseve të hapura për studentët vizitorë dhe mbi mundësitë për lëvizjen e
stafit. Këto marrëveshje sigurojnë që institucioni dërgues të njohë kreditet e
fituara nga studentët e tij për aktivitete të përfunduara me sukses jashtë
vendit, të cilat do të njihen në diplomën e studentit pasi të kthehet.
Erasmus në Kolegji Universitar Wisdom
Kolegji
Universitar “Wisdom” ka fituar si “Partner Country” me Universitetin e Splitit,
Kroaci, mobility project (Mobility for
learners and Staff, Higher Education Student and Staff Mobility,
Inter-institutional agreement 2020-2022 between institutions from Programme and
Partner Countries), në kuadër të Projektit: the Erasmus+ KA107 Programme
(2020-1-HR01-KA107-077487).
Kolegji
Universitar “Wisdom” do të jetë në mbështetje të zhvillimit të projekteve
kombëtare dhe ndërkombëtare për të siguruar mundësitë më të mira të
partneritetit dhe mobilitetit për stafin dhe studentët tanë.