KARTA E STUDENTIT PER KOLEGJIN UNIVERSITAR

Të gjithë studentët e Kolegjit Universitar tashmë kanë mundësinë të pajisen me kartën e studentit.Karta e Studentit është mjeti nëpërmjet të cilit studentët përfitojnë mjaft avantazhe, tarifa të reduktuara dhe oferta të dedikuara, si nga institucionet publike ashtu edhe nga subjektet private.

Janë gati një pjesë e kartave për tu dorëzuar tek studentët.Aplikimet për tu pajisur me Kartën e Studentit do të vazhdojnë sapo te rikthehemi në auditor.

Shpresojmë se në fillim të Qershorit do të shihemi në ambjentet e Kolegjit Universitar Wisdom, deri atëhere ju urojmë shëndet për ju dhe familjet tuaja!