SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE PRANË KU “WISDOM”
KU “ Wisdom”, hap sot në dt. 18.11.2021 konkurimin për vende të lira pune për personel
ndihmes akademik , për vitin akademik 2021-2022 si vijon :
 Sekretar Fakulteti i Drejtësisë
 Përgjegjes Biblioteke
 Sekretar për kurset profesionale (njohës i mire i gjuhës italiane).
 Përkthyes i licensuar i gjuhës Italiane.
Kërkon të punësoje personel ndihmes akademik me kohë të plotë.
 Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me
karakter administrativ me detyrë “Sekretar i Fakultetit të Drejtësisë” duhet të
plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”, "Master i Shkencave" ose diplomë ekuivalente me
të, preferohen në fushën e Drejtësisë.
2. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
me dashje;
Kanë përparësi në konkurim kandidatët që zotërojnë keto kritere te veçanta:
1. Të kenë aftësi shumë të mira organizative, komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të
punojë në grup.
2. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit;
3. Të kenë eksperiencë pune në IAL.
4. Të njohin legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;
5. Të ketë njohuri në gjuhët e huaja, preferohet gjuha italiane, angleze.
 Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me
karakter administrativ me detyrë “Përgjegjës Biblioteke” duhet të plotësojnë këto kritere
të përgjithshme:

1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”, "Master i Shkencave" ose diplomë ekuivalente me
të.
2. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
me dashje;
Kanë përparësi në konkurim kandidatët që zotërojnë keto kritere te veçanta:
1. Të kenë eksperiencë pune ne IAL, ne bibliotekë, arkivë, protokoll, etj.
2. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
3. Të kete njohuri ne gjuhët e huaja, preferohet gjuha italiane, angleze.
4. Të kenë aftësi shumë të mira organizative, komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të
punojë në grup.
 Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me
karakter administrativ me detyrë “Sekretar i gjuhës Italiane”, (per programet e reja ne
gjuhen Italiane), duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”, "Master i Shkencave" ose diplomë ekuivalente me
të, preferohet diploma “Gjuha Italiane”.
2. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
me dashje;
Kanë përparësi në konkurim kandidatët që zotërojnë keto kritere te veçanta:
1. Të kete njohuri shumë të mira në të shkruar dhe në të folur të gjuhës Italiane.
2. Të kenë aftësi shumë të mira organizative, komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të
punojë në grup.
3. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
4. Të kenë eksperiencë pune ne IAL
5. Të njohin legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;
 Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me
karakter administrativ me detyrë “Perkthyes i gjuhes Italiane”, duhet të plotësojnë këto
kritere të përgjithshme:
1. Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master i Shkencave" ose diplomë ekuivalente me të në gjuha
Italiane në profilin perkthyes, të jetë i licensuar.
2. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
me dashje;
Kanë përparësi në konkurim kandidatët që zotërojnë keto kritere te veçanta:
1. Të kenë eksperiencë pune si përkthyes I gjuhës italiane.
2. Të ketë njohuri shumë te mira në të shkruar dhe në të folur të gjuhës Italiane.
3. Të kenë njohuri në përdorimin e kompjuterit.
4. Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punoje në
grup.

Janë të lutur, kandidatët e interesuar të dërgojnë brenda datës 28.11.2021 pranë Zyrës së
Burimeve Njerëzore , Këshillimit të Karrierës dhe Jetës Studentore të KU “Wisdom”, ose
nëpërmjet e-mail info@wisdom.edu.al dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë
2. Jeteshkrimin e tyre, (CV)
3. Kopje të diplomës universitare/pasuniversitare
4. Kopje të cerifikatave apo dëshmive të marra.
5. Kopje të kartës së identitetit
6. Letër interesi
7. Letër reference.
Në ketë fazë nuk kërkohen dokumente origjinale ose të noterizuara.
Aplikantët, do të njoftohen për vazhdimin ose jo të procesit të intervistave të mëtejshme, brenda
datës 28.11.2021.

Për më shumë informacion mund të telefononi edhe në nr.0686460255.