Fillojnë regjistrimet për kursin e formimit mbi standartet ISO9001-
2015

Më datë 8 janar 2020 fillojnë regjistrimet për kursin e formimit mbi standartet ISO9001-
2015.
Siç u prezantua dhe në hapjen e vitit akademik në tetor 2019, në 2020 hapet kursi i ri i
formimit mbi standartet ISO9001-2015, që do të zhvillohet nga DRC-CERT në
bashkëpunim me Kolegjin Universitar “WISDOM”.
ISO9001-2015 është standarti për sistemet e kontrollit të cilësisë (SGQ), më i njohuri në
nivel ndërkombëtar, dhe për këtë arsye shoqëritë në mbarë botën investojnë në formimin
e stafit të tyre në kuadrin e cilësisë.
Kursi që do të zhvillohet pranë Kolegjit Universitar “WISDOM”, në rrugën Medar Shtylla,
Tiranë, në godinën A, në katin e dytë, në sallën nr.3, është vetëm fillimi i kurseve formuese
ISO9001-2015 dhe është ideal për çdo profesionist dhe shoqëri. Kursi zgjat 40 orë dhe
prezanton një hyrje të standarteve, përshkruan kërkesat themelore dhe terminologjinë e
zbatueshme, duke nënvizuar rëndësinë e kontrollit të cilësisë për bizneset dhe gjithë
sektorët e interesuar.
Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë pjesmarrjeje me të cilën
do të kenë mundësinë të propozohen si Konsulentë për Kontrollin e Sistemeve të Cilësisë
në biznese që kanë nevojë për një çertifikim të tillë në konkurse publike, dhe mund ta
zgjerojnë rrezen e tyre të veprimit edhe në tregun europian.
Vende : 20
Fillimi i kursit: shkurt 2020
Për informacione dhe regjistrim drejtohuni në sekretarinë Wisdom në
+355 676022735