SHPALLET NJOFTIM, PËR VEND TË LIRË PUNE PRANË KU “WISDOM”
KU “ Wisdom”, hap sot në dt. 04.12.2019 konkurimin për 1 (një) vend të lirë
pune për personel akademik organizuar nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe
Shoqërore për vitin akademik 2019-2020, si vijon :
Departamenti i Psikologjisë, kërkon të punësojë personel akademik me kohë të
pjesëshme, me gradë shkencore /tituj: Profesor, Prof.Asoc. dhe Dr.
Janë të mirëpritur gjithashtu studente me Msc ose kandidatë në proces doktorature në
fushën Psikologjike dhe Sociale , në përputhje me kriteret e përgjithshme si vijon:
-Të zotërojnë diplomën “Master i Shkencave” ose të barasvlevshme, në fushën
Psiko-Sociale.
- Të kenë notën mesatare mbi 8
-Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për veprat penale të kryer me
dashje.
Kriteret preferenciale për konkurim, kandidatët që zotërojnë: në fushën
Psiko-Sociale.
-Diplomën Master i Nivelit të Dytë
-Vazhdojnë studimet për doktoraturë në universitetet publike brenda dhe jashtë
vendit ose në universitetet private me program të akredituar (të vërtetohet me
dokument).
-Kanë gradën shkencore “Doktor” dhe janë nën moshën 65 vjeç
-Kanë titullin “Prof.Asocuar” dhe janë nën moshën 65 vjeç.
-Kanë titullin “Profesor” dhe janë nën moshën 65 vjeç.
Përvojë pune në mësimdhënie
-Të ketë kryer kurse kualifikimi dhe trajnimi brenda/jashtë vendit
-Aftësi kompjuterike (vërtetuar me dëshmi )
-Njohuri të gjuhëve të huaja (vërtetuar me dëshmi nga UT ose nga testet
ndërkombëtare).
-Botime tekste/monografi/artikuj shkencor të botuar brenda ose jashtë shtetit
-Referime në konferenca shkencore kombëtare/ndërkombëtare
-Aftësi të mirë komunikimi në auditor.
Janë të lutur, kandidatet e interesuar të dërgojne brenda datës 10.12.2019 pranë Zyrës
së Burimeve Njerëzore Këshillimit të Karrierës dhe Jetës Studentore të KU “Wisdom”,
ose nëpërmjet e-mail : www.wisdom.edu.al dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë
2. Jeteshkrimin e tyre, (CV)
3. Kopje të diplomës universitare/pasuniversitare
4. Kopje te kartës së identitetit
5. Letër interesi
6. Letër reference.
Për më shumë informacion mund të telefononi edhe në nr.0692858469