Në datën 17 Dhjetor, 2019 , tek “Europe House” do të zhvillohet aktiviteti “Dita Kombëtare Informuese Erasmus+”, promovimi i Programit Erasmus+, nga Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me Agjencinë Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën në Bruksel.

Takimi do të infromojë për mundësitë që programi Erasmus+ ofron për universitetet dhe studentët tanë.

Aktiviteti do të ketë dy target grupe, Erasmus+ për stafin akademik dhe adminsitrativ, dhe grupi I dytë Erasmus+ për studentët.Sipas axhendës bashkangjitur do të gjeni se përvecse informimit ju do të keni mundësi të ndaheni në grupe të vogla workshop ku mund të pyesni edhe detaje për mënyren e aplikimit apo veshtirësit si edhe zgjidhjet e tyre.

Në hyrje të Europe House do të organizohet edhe një kend ku secili institucion mund të sjelli materialet promovuese në kuader të programeve Erasmus+.

Janë të ftuar studentë të cilët janë të interesuar rreth kësaj teme.