KONFERENCË KOMBËTARE

Tema: “Thyej Tabunë: Qarku Vicioz i Ceshtjeve te Shendetit Mendor dhe Dhuna Familjare në Shqipëri”

Vendi / Kolegji Universitar “Wisdom”
Data: 13 Shkurt 2020
Ora / 10:30-13:00

Organizatore : Shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare”
The Ballkanista/Alice Taylor
Partner: Qendra “Klinika Ligjore Wisdom”
QKNJAK/Qendra “Këshillimore për Njerëz me Aftësi të Kufizuar”
Pjesëmarrës: gra-viktima të dhunës, aktivistë, student, nxenës, ekspertë , politikane.

Më tepër se gjysma e grave shqiptare janë viktima të dhunës në familje gjatë jetës së tyre dhe ato që vuajnë prej këtij fenomeni janë trefish të predispozuara që të shfaqin simptoma të sëmundjeve mendore, duke përfshirë këtu ankthin, depresionin dhe stresin post-traumatik.
Është e provuar gjithashtu që ato që vuajnë nga këto semundje janë si rrjedhojë më të predispozuara që në të ardhmen të abuzohen, të tentojnë vetëvrasjen, ose të abuzojnë substance të ndryshme.
Kjo do të thote që dhuna në familje jo vetëm që shkakton trauma tek më tepër se gjysma e femrave shqiptare, por rezulton gjithashtu në fenomene të rënda sociale duke përfshirë këtu rritjen e problemeve shëndetësore, papunësise, abuzimit me drogën dhe alkolin, si edhe vdekjen. Nga femrat e abuzuara, 10 % do të humbasin vendin e punës, ndërsa të tjerat do e kenë të veshtirë të punojnë ose të kërkojnë punësim. Kjo sjell si pasojë humbjen e panmvarësisë ekonomike të femrave, që do të thote se ato kanë shumë mundësi të vazhdojnë të qendrojnë me abuzuesit e tyre. Për më tepër, gratë që bien pre e dhunës gjatë periudhës së shatzanisë ka mundësi që të vuajnë nga depresioni “post-partum”, i cili rrit gjithashtu mundësinë që ato të bien përsëri viktima të dhunës me partnerët aktualë ose të ardhshëm.

Gratë që vuajnë nga DPP janë më të predispozuara që të keqtrajtohen nga partnerët e tyre, edhe sikur kjo të mos ketë ndodhur në të shkuarën. Dhuna në familje dhe shëndeti mendor janë të ndërthurrura dhe krijojnë një “qark vicioz” shkaqesh dhe pasojash. Momentalisht ekziston pak ose kurrfarë mbështetje nga shteti ne lidhje me këshillim ose trajtimin e sëmundjeve mendore, dhe akoma më pak mbështetje për viktimat e dhunës familjare.

Shume doktorë nuk kanë formimin e plotë ose të duhur ndaj ceshtjeve që lidhen me sëmundjet mendore si ankthi, depresioni dhe DPP, dhe si rrjedhoje nuk janë në gjendje që të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Të dyja keto fenomene konsiderohen “tabu” në shoqërinë tonë dhe heshtja jonë rezulton në më shumë vuajte për gratë dhe vajzat.

Në këtë konferencë të quajtur “Thyej Tabune: Qarku Vicioz i Ceshtjeve te Shendetit Mendor dhe Dhuna Familiare ne Shqiperi” ne do të sjellim sëbashku ekspertë, profesionistë dhe aktiviste nga sektore te ndryshëm të shoqërisë që të diskutojnë idetë dhe qendrimet që kanë mbi nderthurrjen e këtyre fenomeneve dhe çfarë mund të bëhet për të ofruar ndihmë. Ne do tu krijojmë të mbijetuarve gjithashtu një platformë që të shprehen dhe të ndajnë historitë e suksesit përkundrejt gjithë vështirësive.