Më poshtë dëshirojmë t’ju përcjellim një informacion për të gjithë studentët e Kolegjit Universitar Wisdom lidhur me programin e bursave specifike të Universitetit të Klagenfurtit.
Aplikimet për këtë program inovativ të bursave mund të dorëzohen deri më 1 Mars 2020.
Aplikantë të të gjitha kombësive, që kanë përfunduar një diplomë bachelor në Shqipëri, e cila është relevante për programet e masterit në gjuhën angleze të përmendura në thirrje, mund të aplikojnë për këtë bursë një vjeçare. Bursa është planifikuar të fillojë në semestrin dimëror 2020.
Karakteristika e veçantë e programit është se mbajtësit e bursave tashmë do të kenë mundësinë e një praktikë të paguar në një kompani në rajonin Kärnten/Austri në vitin e dytë. Dhoma e Tregtisë (WKO Kärnten) dhe Shoqata e Industrialistëve (IV Kärnten) ndihmojnë në ndërmjetësimin e vendeve.
Thirrja për aplikim si edhe formulari gjënden online dhe janë të aksesueshëm edhe në anglisht në linkun:

www.grants.at
(https://grants.at/en/?=MjU1NjhfMjY5OTZfMg==)