Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Sherbimi Kombëtare për Rininë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë dhe Bashkise Tiranë, organizojnë për herë të parë Panairin “Youth Match - Work and Study 2020“ në datat 16, 17, 18 Prill 2020.

Një format i tillë synon të nxisë dhe prezantojë ofertën e rinisë me projekt-idete e saj inovatore, Start-up, në baza konkuruese dhe kërkesën e sipërmarrjes private, e gatshme për të orientuar portofolin e investimeve bazuar në projekt-idetë inovatore më të mira si dhe krijimin e shanseve për punësim.

Në Panairin “Youth Match - Work and Study 2020“, studentët do të jenë protagonistët e eventit, duke prezantuar projekt-idetë e tyre inovatore në një konkurim dhe përpara një jurie vlerësuese.
Ne datat 16, 17 Prill 2020, janë dy ditët e para që do t’i dedikohen prezantimit të ideve të të rinjve, që vijne pas një faze selektimi dhe ku do të perzgjidhen nga juria 30 projekt-idetë më të mira.
Ndërsa në ditën e tretë, 18 prill 2020, bizneset pjesëmarrëse të këtij eventi do të kenë të mundur të njihen dhe të përzgjedhin projektet më të mira që mund të zbatohen pranë kompanive të tyre.
Ftojmë të gjithë studentët e Kolegjit Universitar Wisdom të bëhen pjesë e këtij panairi.