Në kuadër të projektit Erasmus + KA2 ‘Cultural Studies in Business’ njoftojmë të gjithë studentët e KU ‘Wisdom’ por edhe studentë nga universitete te tjera si dhe persona jashtë KUW, se do të fillojnë rregjistrimet për lëndën ‘Studime Kulturore në Biznes’. Lënda do të jetë një ndërthurje e biznesit dhe fushës sociale, një temë aktuale për zhvillimin e shoqërise globale. Kjo lëndë do të zhvillohet për 45 orë, nga 3 lektorë të ndryshëm me experience në fushën e biznesit, por jo vetëm si ; Dr.Enriko Ceko, Dr.Edit Bregu dhe Msc.Ajla Ngjeliu. Certifikata dhe kreditet në përfundim të këtij kursi do të lëshohen nga KUW në bashkëpunim me Universitetin e Sapienzes ne Rome. Gjithashtu , kjo lëndë po implementohet dhe në Universitete të tjera partnerë si ; Sapienza Itali, UBI Portugali, Euro College Maqedoni e Veriut, VGTU Lituani, EFST Kroaci. Prandaj ftojmë të gjithë të marrin pjesë në ndjekjen e këtij kursi, pasi kursi starton më 2 mars 2020.
Për më shumë informacione lidhur me procedurat e rregjistrimit ju lutem kontaktoni në adresën e emailit të KUW info@wisdom.edu.al dhe nr e tel 06760 22 736 & +355 04 22 000 63