Të nderuar kolegë dhe studentë të Kolegjit Universitar Wisdom! Përmes këtij mesazhi dëshiroj të përcjell urimin tim për vitin  e ri akademik 2020-2021.  Eshtë padyshim një vit i pazakontë dhe tepër sfidues, gjatë të cilit do të hasim vështirësi nga më të ndryshmet, por ju siguroj se sëbashku do të përballojmë më së miri gjithcka. Kolegji Universitar Wisdom ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një edukim cilësor edhe në kushtet e auditorit virtual, me angazhim dhe përpjekje maksimale nga i gjithë stafi akademik dhe administrativ. Me shpresën se do ti rikthehemi sa më parë normalitetit, uroj ta shfrytëzojmë këtë moment të  vecantë në jetën e gjithsecilit prej nesh, për tu përmirësuar dhe zhvilluar më tej, si në aspektin profesional edhe atë njerëzor! Vit të mbarë për të gjithë!

 Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi
 Dekane e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore, K U "Wisdom"