MASAT ORGANIZATIVE TE MARRA NGA FAKULTETET PER PERFUNDIMIN ME SUKSES TE VITIT AKADEMIK 2019-2020


Të dy Fakultetet në KU “Wisdom” angazhohen në vijimin e procesit mësimor on line për mbylljen e planeve mësimore për çdo program studimi sipas kalendarit akademik, deri me datë 26 Qershor 2020. Organizimi i procesit akademik do të fokusohet në dy grupe studentësh shoqëruar me dy etapa kohore të zhvillimit të tyre.


ETAPA 1.

Diplomantët e KU”Wisdom”.

Përparësi të veçantë në Fakultete mer puna me të gjithë studentët që diplomohen në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në Drejtësi, “Psikologji”, “Menaxhim Bisnesi” dhe “Financë Bankë”, të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “E Drejtë penale”, “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, “Psikologji Shkollore dhe Edukimi” dhe “Administrim Biznesi”,  në programet me karakter profesional në “Asistent juridik”, “Agjent i pasurive të palujtshme” , dhe “Asistent social”.

Nga Departamentet përkatëse në të dy Fakultetet do të merren masa për konsultime, përsëritje, seminare dhe zhvillimin e lëndëve në auditor. Një ditë – deri në 6 orë në auditor për çdo lëndë. Ditët e zhvillimit të konsultimeve do të duhet të vendosen midis datave:8 Qershor 2020 - 23 Qershor 2020.

Do të planifikohen studentët e të gjitha cikleve që diplomohen në këtë vit akademik, duke parashikuar me hollësi pjesëmarrjen e studentëve. Do t’u dërgohen e-mail studentëve si dhe thirrje telefonike mbi datat dhe oraret e konsultimeve. Çdo student që mendon se e ka të nevojshme për të marrë në auditor, duhet të konfirmojë nëpërmjet e-mailit apo telefonit, pjesmarrjen e tij 48 orë përpara datës së konsultimit.

Sekretaria dhe departamentet, janë ngarkuar në:


  1. 1. Marrjen e masave për dhënien e provimeve të mbartura nga diplomantët. Lëndët e mbartura të vitit të parë, të vitit të dytë dhe të semestrit të parë të vitti të tretë. Datat do të përcaktohen midis 24 Qershor – 30 Qershor 2020.

  1. 2. Fakultetet do të përcaktojnë në bashkëpunim me departamentet dhe pedagogët lëndët në të cilat mund të zhvillohen provimet online. Provimet përfundimtare do të jepen në Auditor, megjithatë për ndonjë lëndë që gjykohet do të merren masa për krijimin e mundësive për realizimin e dhënies së provimeve edhe on-line, për ato lëndë dhe module që vlerësohen nga departamentet. Departamentet duhet të identifikojnë lëndët për të cilat mund të zhillohen provimet online deri më datë 15 Qershor 2020.

  1. 3. Marrja e masave për krijimin e mundësive për provimet e sezonit të rregullt të studentëve diplomantë. Ky sezon do të zhvillohet në hapësirën midis datave 01 Korrik – 21 Korrik 2020.

  1. 4. Marrja e masave për dhënien e provimeve para diplomimit, për studentët e viteve të fundit, që nuk janë kalues në provimet e sezonit të verës ose në ndonjë provim të mbartur. Këto provime do të zhvillohen në hapësirën midis datave 22 Korrik - 24 Korrik 2020.

  1. 5. Marrja e masave nga Departamentet dhe Fakultetet për realizimin me sukses të procesit të diplomimit të studentëve. Ky proces do të zhvillohet në datat 27 Korrik – 31Korrik 2020.






ETAPA 2


Gjatë periudhës ndërmjet 01 Shtator 2020 – 30 tetor 2020, nga Fakultetet dhe Departamentet përkatëse do të planifikohen konsultime, përsëritje për studentët që dëshirojnë të frekuentojnë auditorin, krijimin e mundësive për dhënien e provimeve sezonit të verës dhe të sezonit të vjeshtës.

Më konkretisht rendi i shpërndarjes së ditëve në auditor do të jetë:

  1. 1. 01 Shtator -18 Shtator 2020. Në auditor studentët e viteve të ndërmjetme dhe të vitit të parë.
  2. 2. 21 Shtator – 02 Tetor 2020, provimet të mbartura për të gjithë studentët.
  3. 3. 05 Tetor – 23 tetor 2020, provimet e sezonit të verës për studnetët e viteve të para dhe të ndërmjetme të të gjithë ciklive të studimit..
  4. 4. Nga data 26 deri më datë 29 Tetor 2020, do të parashikohen këto data për t`ju lënë hapësirë studentëve të prapambetur për diplomim.

Miratuar me Vendim të Senatit Akademik të Kolegjit Universitar “Wisdom”, datë 12.05.2020