"PËR 
PËRCAKTIMIN E MASAVE PËR PARANDALIMIN DHE KUFIZIMIN E PËRHAPJES SE COVID-19, NE KOLEGJIN UNIVERSITAR "WISDOM"

Bazuar në Urdhrin Nr.104, datë 30.04.2020, me numër Prot. 2501, datë 30.04.2020 të Ministrit të MASR-it, dhe në nenin 15, pika 3 të Statutit të Kolegjit Universitar “Wisdom”, Senati Akademik me propozozim të Rektoratit, me qëllim hartimin, propozimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të një plani masash organizative dhe administrative për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, në këtë situatë të epidemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19”, vendosi të miratojë rregulloren e mëposhtme.



Neni 1

Objekti i rregullores
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi nga Kolegji Universitar “Wisdom” të rregullave dhe praktikave të duhura për parandakimin dhe kufizimin e përhapjes së COVID-19, në Kolegjin Universitar “Wisdom”, gjatë vijimit të procesit mësimor.



Neni 2
Qëllimi i rregullores
Qëllimi i kësaj rregulloreje është të sigurojë:
1. Parandalimin e transmetimit të infeksionit midis studentëve, personelit akademik, ndihmës akademik dhe administrativ të KU “Wisdom”.
2. Sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në KU “Wisdom”.



Neni 3
Përkufizime
Për qëllime të kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. Student
– të gjithë studentët që diplomohen në programe e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në Drejtësi, “Psikologji”, “Menaxhim Bisnesi” dhe “Financë Bankë”, të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “E Drejtë penale”, “E Drejtë Civile dhe Tregtare””, “Psikologji Shkollore dhe Edukimi” dhe “Administrim Bisnesi”,  në programet me karakter profesional në “Asistent juridik”, “Agjent i pasurive të palujtshme” , “Asistent administrativ” dhe “Asistent social”, si dhe studentët e viteve të para dhe viteve të ndërmjetme të këtyre programeve.

2. Personel – janë të gjithë anëtarët e personelit akademik, lektorët dhe as/lektorët, me kohët të plotë ose të pjesshme të angazhuar në KU “Wisdom”, personeli ndihmësakdemik dhe administrativ i Kolegjit Universitar “Wisdom”.



Neni 4
Masat e përgjithshme të higjienës

  1. 1. Në ambientet e Kolegjit Universitar “Wisdom” duhet të sigurohet në mënyrë të vazhdueshme përdorimi i produkteve të higjienës, ku përfshihen sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool, letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfektante për pastrimin e sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve. Për dezinfektim mund të përdoren dezinfektuesit shtëpiak më të zakonshëm.

  1. 2. Studentët, personeli akedemik, ndihmësakademik dhe administrativ duhet të jenë të pajisur në mënyrë të vazhdueshme me pajisje me mjetet mbrojtëse personale si maska dhe doreza. Maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë. Përdorimi i maskave dhe dorezave shërben si barrierë fizike për minimizimin/kufizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19.

  1. 3. Në vendin e punës duhet të praktikohet pastrimi i vazhdueshëm i sipërfaqeve dhe elementëve të tjerë të zyrave dhe auditorëve, tastierat, kompjuterat, telefonat, parmakët, etj.. Produktet dezinfektante që përdoren për pastrim, të kenë përqindjen e alkoolit sipas pikës 1 të këtij neni, dhe menyrën e përdorimit. Në çdo rast përdorimi i tyre bëhet duke përdorur mjetet e mbrojtjes personale.

  1. 4. Sipërfaqet e bankave në auditore dhe zyra duhet të pastrohen duke përdorur një pastrues ose sapun dhe ujë, para dezinfektimit.


Neni 5
Struktura përgjegjëse dhe detyrat
1. Struktura përgjegjëse për garantimin e përgjithshëm të higjenës në Kolegjin Universitar “Wisdom” është Administratori i Kolegjit Universitar “Wisdom”.

2. Struktura përgjegjëse për garantimin e përgjithshëm të higjenës duhet të vendosë postera që inkurajojnë higjenën në hyrje të godinave, auditorëve dhe në zona të tjera të dukshme ku gjykohet e nevojshme.


3. Struktura përgjegjëse për garantimin e përgjithshëm të higjenës në varësi të masave për distancimin social, duhet të hartojë një politikë të brendshme për mënyrën e realizimit të mësimdhënies dhe organizimin e provimeve, si:

  • a) Respektimin e distancave në auditore dhe zyra,
  • b) Rritjen e distancëve ndërmjet personelit dhe studentëve dhe ndërmjet vetë studentëve,
  • c) Zbatimin e orëve fleksibël të frekuentimit dhe organizimit të provimeve, (p.sh. nga ora 08.00 deri në orën 17.00).
  • d) Mundësimin e organizimit on-line të provimeve për ato lëndë që vlerësohen të mundshme nga departamentet dhe titullari.

6. Struktura përgjegjëse duhet të vendosë elementët e distancimit fizik me shenja vizuale të dukshme në sipërfaqen e dyshemesë, si dhe pjesë të kësaj rregulloreje duhet të jenë të publikuara në hyrje të KU “Wisdom”.


7.  Në ambientet e KU “Wisdom” duhet të ketë një mjedis të caktuar për të izoluar një punonjës, i cili mund të shfaqë shenja klinike të sëmundjes dhe më pas lajmërohet 127-ta.


8. Struktura përgjegjëse për aq sa është e mundur duhet të marrin masa për rritjen e niveleve të ventilimit dhe të përqindjes së ajrit që qarkullon në auditore dhe zyra si dhe pajisjen me dezinfektues në hyrje të institucionit.



Neni 6
Masat e përgjithshme organizative
1. Nga Rektorati i Kolegjit Universitar “Wisdom” të hartohet një plani masash organizative dhe administrative, i cili do të paraqitet në MASR, brenda datës 15 maj 2020.

2. Plani i masave organizative dhe administrative të përmbajë, sipërfaqen në dispozicion të shprehur në m2, me qëllim garantimin e distancimit social të studentëve dhe personelit, pjesmarrjen në procesin e mësimdhënies on-line, numrin e saktë të studentëve që planifikohen të frekuentojnë Kolegjin Universitar “Wisdom” për secilën periudhë.

3. Për periudhën 8 Qershor 2020 – 31 Korrik, të merren masa për  shlyerjen e detyrimeve për studentët diplomant të të gjitha cikleve që diplomohen në këtë vit akademik, duke marrë masa për:

  • a) numrin e saktë të studentëve që planifikohen të frekuentojnë auditorin nga data 10 qershor 2020 deri më 23 qershor 2020, në rast se do të gjykohen nga studentët;
  • b) Marrja e masave për dhënien e provimeve të mbartura nga diplomantet për lëndët e mbartura të vitit të parë, të vitit të dytë dhe të semestrit të parë të vitti të trete. Data 24 Qershor – 30 Qershor 2020
  • c)  Marrjen e masave dhe krijimin e mundësive për realizimin e dhënies së provimeve edhe on-line, për ato lëndë dhe module që vlerësohen nga departamentet.
  • d) Marrjen e masave dhe krijimin e mundësive për provimet e sezonit të rregullt të verës. data 01 Korrik – 21 Korrik 2020;
  • e) Marrja e masave për dhënien e provimeve para diplomimit, për studentët e viteve të fundit, që nuk janë kalues në provimet e sezonit të verës ose në ndonjë provim të mbartur. Data 22 - 24 Korrik 2020.
  • f) Marrja e masave për diplomimin e studentëve 27 Korrik – 31Korrik 2020.

4.   Periudha 01 Shtator 2020 – 30 tetor 2020, të planifikohen konsultime, perseritje per studentet qe deshirojne të frekuentojnë auditorin, krijimin e mundësive për dhënien e provimeve sezonit të verës dhe të sezonit të vjeshtës për studentët e viteve të para dhe viteve të ndërmjetme të të gjithë cikleve të studimit, si më poshtë:

  • a) 01 Shtator -18 Shtator, frekuentimi në auditor për përsëritje, seminare në rast se do të gjykohet nga studentët, duke konfirmuar pjesmarrjen sipas një kalendari të parapërgatitur.
  • b) 21 Shtator – 02 Tetor 2020, përgatitje për sezonin e provimeve të mbartjes për të gjithë studentët.
  • c) 05 Tetor – 23 tetor, përgatitje për sezonin e provimeve të verës për të gjithë studentët  e viteve të para dhe të ndërmjetme të të gjithë ciklive të studimit.
  • d) 26 Tetor 29 tetor, Procesi i diplomimit të studentëve të mbetur dhe provim te mbartur para diplomimit.

Neni 7
Detyrimet e studentëve dhe personelit
1. Studentët dhe personeli nuk duhet të përdorë telefonat, tavolinat, zyrat ose mjetet dhe pajisjet e të tjerëve, kur është e mundur. Nëse është e nevojshme, ato duhet të pastrohen ose dezinfektohen para dhe pas përdorimit.

2.   Studentët dhe personeli duhet të përdorë mjetet e mbrojtjes personale si maska dhe doreza. Duhet të lajë duart ose të përdorë dezinfektantët në rast se janë të ndotura apo pas heqjes së maskës dhe dorezave.

3. Studentët dhe personeli nuk duhet të përdorë shtrëngimin e duarve por metoda të tjera jokontaktuese të përshëndetjes.

4. Studentët dhe personeli duhet të ruajë distancimin social/fizik gjatë ushtrimit të veprimtarisë mësimore dhe gjatë punës në KU “Wisdom” prej se paku 2 (dy) m.

5. Studentët dhe personeli duhet të respektojë praktikat e etikes respiratore, kollitjes e teshtitjes nëpërmjet vënies së gropëzës së bërrylit përpara gojës dhe hundës.

6. Punonjësi është i detyruar të deklarojë pranë strukturës përgjegjëse nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë të jenë të infektuar me Covid-19. Në rast se punonjësi ka patur apo ka kontakt të ngushtë me një person me Covid-19 duhet të qëndrojë në vetëkarantinim dhe të njoftojë menjëherë strukturën përgjegjëse.



Neni 8
Dispozitat e fundit
Ngarkohet për zbatimin e kësaj rregulloreje të gjithë strukturat e Kolegjit Universitar “Wisdom”.


Miratuar me Vendimin të Senatit Akademik, datë 12.05.2020