Scientific Research and Foreign Relations

 
 
 

Të dashur studentë, kolegë, dhe universitete apo institucione partnere:

Veprimtaria kërkimore – shkencore dhe marrëdhëniet me jashtë në Kolegjin Universitar “WISDOM”, organizohen dhe zhvillohen në përputhje me kërkesat e ligjit Nr.80 / 2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL në Republikën e Shqipërisë’’. Kolegji Universitar “Wisdom” kryen veprimtari kërkimore-shkencore bazë ose të zbatuar, studime, projekte për zhvillim dhe veprimtari të tjera krijuese, sipas natyrës dhe objektivave specifikë të saj. Veprimtaritë e kërkimit shkencor realizohen mbi bazën e programeve dhe të projekteve të miratuara. Njësia e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë:
-nxit dhe mbështet nisma në fushën e kërkimit shkencor mes departamenteve, si dhe koordinimin me institucionet akademike, brenda dhe jashtë vendit;
-promovon veprimtarinë kërkimore shkencore të Kolegjit, brenda dhe jashtë vendit;
-mbështet partneritetin me universitete të tjera si dhe nxit zhvillimin e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve në kudër të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.