Konferencat Aktive

 
 

Konferencat e kaluara

 
 
 
 
 
 
 

KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE " NJË PRESPEKTIVË E RE PËR UNIVERSITETET NË EUROPË. PROCESI SHQIPTAR 2020 "

 
 
 

Konferenca Shkencore

 
24-25 Nëntor, 2020
 
 
 
 
 

Abstrakt

 
Përfundoi me sukses Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “A NEW PERSPECTIVE FOR UNIVERSITIES IN EUROPE; THE ALBANIAN PROCESS 2020” e organizuar nga Kolegji Universitar ‘Wisdom’. Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të projektit KA2 “ Studime Kulturore në Biznes, Erasmus +. Në këtë konferencë morën pjesë studiues shkencorë nga Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria. Duke sjellë një dinamikë dhe larmishmëri studimesh në fushën edukimit, në fushën e ekonomisë, edukimit nëpërmjet teknologjisë, edukimit psikologjik dhe ligjore që universitetet duhet të përmirësojnë në kurrikulat e tyre universitare si edhe në ndërtimin e bashkëpunimeve më të forta ndërmjet tyre. Këtë konferencë e përshendetën studjues dhe ekpertë të fushës së edukimit, politikë bërës, kërkues shkencorë shqiptarë, europian dhe amerikan ku ekspertiza e tyre solli në vëmendje që dimensioni ndërkulturor dhe ekspertiza e sistemeve edukative do të jetë sfida e përbashkët në një botë që po ndryshon me hapa gjigande. Një sfidë e përbashkët për të gjithë botën akademike është në perspektivë.
Konferencën e përshëndeti Rektori i Kolegjit Universitar “Wisdom”, Prof. Dr. Lush Perpali, Prof. As. Dr Erika Melonashi, Dekanja e Fakutetit të Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore në Kolegjin Universitar “Wisdom”, gjithashtu të ftuar të tjerë special ishin, zoti Elton Skendaj, Drejtor I Zyrës Ndërkombëtare dhe Erasmus+ në Universitetin Mesdhetar të SHqipërisë, i cili ftoi universitetet shqiptare të jenë më bashkëpunues në proçeset e mobiliteteve të studentëve dhe stafeve akademike, gjithashtu theksoi rëndësinë që kanë përfshirja e universiteteve në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai foli dhe për rëndësinë e kurrikula në programet e arsimit të lartë si dhe përmirësimin e tyre në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
I ftuar special ishte zoti Admir Malaj, Drejtues i Monitorimit dhe Rezultateve në Risi Albania;
i cili solli në vemendje mënyrën e bashkëpunimit që organizatat ndërkombëtare të bashkëpunojnë me universitetet për të nxitur trajnimet, projektet e përbashkëta në mënyrë që tregu i punës të jetë më familjar dhe ti pergatisi studentët për sfidat e tregut të punës dhe përshëndeti futjen e lëndës “Studime Kulturore në Biznes” si një mundësi për të rritur kapacitetet e studentëve të ardhshëm.
I ftuar special që përshëndeti konferencën ndërkombëtare ishte z. Oltion Kadaifciu, i cili është këshilltar edukimi në një nga organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri “EU Polici Hub”, e cila është krijuar si projekt bashkëpunimi nga Fridich Ebert Albania dhe OSFA, ku “Eu Policy Hub” është zeri i ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të ndryshuar apo përmirësuar reformat e përbashkëta në fushën e Edukimit në sfidat drejt bashkimit Evropian.
E përshëndetën konferencën ekspertët nga Belgjika siç ishte Brikena Xhomaqi – Drejtore e “Lifelong Learning Platform-European Civil Society for Education” në Bruksel, Belgjikë e cila nëpërmjet video rregjistrimit përcolli mesazhin e rëndësishëm që universitetet europiane në kuadër të Axhendes Europiane të përballen në këtë sfidë që edhe edukimi nëpërmjet teknologjisë të përmirësoj bashkëpunimet dhe se si universitet shqiptare t’i qasen kësaj sfide dhe perspektive të perbashkët.
Besian Rroshi –Asistent profesor në Universitetin e Delaëare në Amerikë nëpërmjet mesazhit të tij solli në vëmendje sfidat që hasin universitetet amerikane sot dhe strategjitë e reja që po kërkojnë të realizojnë për të nxitur bashkëpunime më të ngushta me europën dhe pjesën tjetër të botës.
Profesorë nga Universiteti Vlorës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Durrësit, Tiranës, Kolegjit Universitar ‘Wisdom”, si edhe kërkues shkencor të pavarur paraqitën një larmishmëri studimesh shkencore ku kultura është një element i pandashëm i cdo qasje të re në fushën e kërkimit shkencor.
Kjo përfshirje gjeografike nga Shqipëria, Europa, Amerika bëri që rezultatet shkencore të kësaj konferencë të sjellë një risi jo vetëm për Kolegjin Universitar “Wisdom”, por edhe për rëndësinë që projekti “Studime Kulturore në Biznes” ka në përmirësimin e kurrikulës, përafrimin e saj me ato ndërkombëtare dhe rritjen e kapaciteteve të studentëve për t’u përshtatur me tregun e punës.