Ministria e Kulturës, në kuadër të ditës ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale 26 Prill, fton të gjithë studentët e fakulteteve të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë të marrin pjesë në Konkursin Kombëtar të Esesë me temë: “E drejta e autorit në epokën digjitale”.

▫️Çmimi i parë do të vlerësohet me një vlerë financiare prej 50.000 lekë dhe mundësinë e një internshipi 2 mujor në Drejtorinë e të Drejtave të Autorit.
▫️Çmimi i dytë do të vlerësohet me një vlerë financiare prej 35.000 lekë.
▫️Çmimi i tretë do të vlerësohet me një vlerë financiare prej 25.000 lekë.

▪️Të gjithë pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë esetë dhe të dhënat e tyre brenda datës 30 maj 2019 në adresën elektronike: dda@kultura.gov.al
▪️10 Esetë më të mira do të përfshihen në një botim special që Ministria e Kulturës do të publikojë në fushën e të drejtës së autorit.