Njoftim
Për studentët e programit të studimeve me karakter profesional “Agjent i Pasurive të
Paluajtshme”.
Të nderuar studentë!
Ju bëjmë me dije se, më datë 13.06.2019 nga ora 09.00-17.00, në ambjentet e Agjensisë
CENTURY21 Expert, Ruga e Durrësit, Sheshi Adem Jashari, Tiranë, do të organizohet aktiviteti:
“Të njohim nga afër një ditë pune të një agjenti dhe Agjensie të Pasurive të Paluajtshme”. Ky
aktivitet do të realizohet në kuadër të lëndës: “Arkitekturë dhe zhvillim urban”, krahas njohurive
teorike në lidhje me industrinë e pasurive të paluajtshme të njohim dhe aftësohemi edhe me
njohuri praktike. Gjatë kësaj dite studentët do të shoqërohen nga Pedagogu i lëndës Prof. Ardian
Paskali si dhe Office Manger e CENTURY21 Expert Znj. Imelda Zeqo. Në përfundim të
aktivitetit studentët do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Jeni të mirëpritur!
Kordinatore e Programit Agjent i Pasurive të Paluajtshme 
__________________________________________________
Dr. Edit BREGU