Të nderuar kolegë,
Revista Shkencore “Wisdom”, është një revistë shkencore e cila është e themeluar
në vitin 2015 dhe e botuar nga Wisdom Press organ i Kolegjit Universitar “Wisdom”
në bashkëpunim me Institutin për Kërkim dhe Zhvillim “Wisdom”
Revista Shkencore “Wisdom”, ka si objektiv kryesor që të sigurojë për studiuesit
kombëtarë dhe ndërkombëtarë një platformë intelektuale për shkëmbimin e
hulumtimeve shkencore bashkëkohore.
Revista Shkencore “Wisdom”, ka një Bord Editorial të përbërë nga përfaqësues të
njësive akademike dhe profesoratit të Kolegjit Universitar “Wisdom”. Në këtë bord
marrin pjesë përfaqësues nga bota akademike dhe personalitete të fushave të
ndryshme në vendin tonë.
Revista Shkencore “Wisdom”, ka për qëllim që të publikojë punime shkencore të
stafit akademik dhe të studentëve të ekselencës të Kolegjit Universitar “Wisdom”, të
kërkuesve shkencorë dhe profesionistëve nga institucione të arsimit të lartë publik
dhe privat brenda vendit por edhe në rajon apo më gjerë.
Revista Shkencore “Wisdom”, boton punime kërkimore-shkencore në fushat e
Shkencave Humane të tilla si Drejtësi, Psikologji, Komunikim, Ekonomi, Histori,
Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Marrëdhënie me Publikun, Marketing,
të Drejtat e Njeriut, Sociologji, Edukim dhe Letërsi.
Të dhënat e Revistës
Botuesi: Wisdom Press, organ i Kolegji Universitar “Wisdom” në bashkëpunim me
Institutin për Kërkim dhe Zhvillim “Wisdom”, Tiranë, Shqipëri.
Numri i publikimeve/vit: 4 herë në vit.
Gjuha: Shqip edhe Anglisht
ISSN e Revistës: ISSN 2410-8472 (Print)
Email: wisdomscientificjournalwsj@yahoo.com
_________________________________________________________________________________________
Rr.Medar Shtylla (Komuna e Parisit ), Tiranë, Shqipëri, www.wisdom.edu.al Tel: 042200063
ISBN e Revistës: ISBN 978-9928-4356-0-6
 
Kriteret dhe afatet për pranim

1. Abstraktet duhet të shkruhen në gjuhën shqip dhe anglisht dhe në përputhshmëri
me standardet shkencore, të përmbajnë jo më shumë se 250 fjalë, duke përfshirë
edhe fjalët kyçe (jo më shumë se pesë fjalë). Shkrimi: Times New Roman,
hapësira 1.5, madhësia e shkrimit 12.
2. Pas dorëzimit, abstraktet do të vlerësohen nga Bordi Shkencor i Revistës.
3. Afati i fundit i dërgimit të abstraktit deri më, Dt.05.11.2019.
4. Përgjigjja e pranimit për botim deri më, Dt.8.11.2019
5. Dërgimi i punimit të plotë shkencor nga aplikantët, deri më, Dt.30.11.2019
6. Për informacione në lidhje me tarifën për botim, jeni të lutur të na kontaktoni.
Autorët duhet ti dërgojnë punimet e tyre bashkëngjitur në adresën e e-mail:
wisdomscientificjournalwsj@yahoo.com
, në formatin MS-Word.
Para dërgimit, autorët duhet të lexojnë me kujdes kriteret për pranim.
Vlerësohet maksimalisht nëse mund ta ndani këtë informacion me kolegët dhe
bashkëpunëtorët tuaj!
Ju faleminderit,

Prof. Asoc. Dr. Naim MËÇALLA
Kryetari i Bordit Editorial
Wisdom Scientific Journal (WSJ)
Email: wisdomscientificjournalwsj@yahoo.com
Mobile: +355 68 207 8085