1.Në periudhën e caktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH
për çdo vit akademik, do të kryhet procesi i aplikimit online, për raundin e tretë në Portalin U-
Albania.
Në daten 12-14 Tetor maturanët kanë të drejtë të aplikojnë,duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë)
programe studimi.
Të gjithë maturantët të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në
provimet e Maturës Shtetërore, por që:
a. Nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë;
b. Kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur
fitues:
C. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të
regjistrohen;
d. Janë ç’regjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë.
1. Aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses internet .
Maturantët, që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose te dytë, përpara aplikimit për degët në
portalin e aplikimit universitar, duhet të paguajnë tarifën e aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat
e Postës Shqiptare apo në Bankat e Nivelit të Dytë.
Maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, dhe do të riaplikojnë në
raundin e tretë, nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit, për këtë raund.