KU “ Wisdom”, hap sot në dt. 02.09.2020 konkurimin për vende të lira pune për personel akademik ,organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë për vitin akademik 2020-2021 , i cili kërkon të punësoje personel akademik me kohë të plotë dhe kohë të pjesëshme me grade shkencore Dr, Prof Ass ose Prof. Janë të mirepritur gjithashtu studente me Msc , ose kandidatë në proces doktorature, në fushat e mëposhtme:
1. Të së Drejtës Publike;
2. Të së Drejtës Civile;
3. Të së drejtës Penale;
Në përputhje me kriteret e përgjithshme si vijon:
- Të zotërojë të paktën diplomën “Master i Shkencave” ose të barasvlevshme në këto disiplina : shkenca juridike, shkenca ekonomike dhe shoqërore;
- Të ketë notën mesatare të përgjithshme të diplomës universitare mbi 8, ndërsa mesatare e gruplëndëve të profilit mbi 8.5;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen vepre penale me dashje;
Kanë përparësi në konkurim kandidatët që zotërojnë:
- Diplomë të nivelit të dytë Master i Shkencave, si dhe të kenë përfunduar ciklin e tretë të studimeve;
- Të vazhdojnë studimet për doktoraturë në universitetet publike brenda ose jashtë vendit ose në universitete private me program të akredituar;
- Të kenë gradën shkencore doktor/të barazvlefshme dhe janë nën moshën 63 vjeç;
- Të kenë titullin profesor i asocuar dhe janë nën moshën 63 vjeç ;
- Të kenë titullin profesor dhe janë nën moshën 67 vjeç;
- Përvojë pune në mësimdhënie;
- Të kenë kryer kurse kualifikimi pasuniversitare brenda dhe jashtë vendit
- Njohuri të gjuhëve të huaja;
- Referime në konferenca shkencore kombëtare/ndërkombëtare;
- Aftësi të mira komunikimi në auditor;
- Botime tekstesh mësimore/monografi/artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë
vendit.

Janë të lutur, kandidatet e interesuar të dërgojne brenda datës 20.09.2020 pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore , Këshillimit të Karrierës dhe Jetës Studentore të KU “Wisdom”, ose nëpërmjet e-mail : www.wisdom.edu.al dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë
2. Jeteshkrimin e tyre, (CV)
3. Kopje të diplomës universitare/pasuniversitare
4. Kopje te kartës së identitetit
5. Letër interesi
6. Letër reference.
Në ketë fazë nuk kërkohen dokumente origjinale ose të noterizuara.
Aplikantët, do të njoftohen për vazhdimin ose jo të procesit të intervistave të mëtejshme,
brenda datës 22.09.2020.

Për më shumë informacion mund të telefononi edhe në nr.0692858469.