Praktikat në Biznesin Gjerman , për vendet e Ballkanit Perëndimor

{“text”:”

Në kuadër të veprimtarive që do të zhvillohen përgjatë vitit akademik 2015-2016, Zyra e Këshillimit të Karrierës, më datë 23.10.2015 në ambjentet e SH.L.U.J “Wisdom University” zhvilloi seminarin e hapur me temë “Praktikat në Biznesin Gjerman , për vendet e Ballkanit Perëndimor” , me referuese Mag. Marjeta Kodra, përfaqësuese e Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Qellimi i zhvillimit të këtij seminari ishte informimi i studentëve të SH.L.U.J. “WISDOM UNIVERSITY” mbi programin e përzgjedhjes së kandidatëve të kualifikuar prej kompanive gjermane për të ndjekur praktikat për një periudhë kohe nga 3-6 muaj në shtetin gjerman.
Studentët u njohën me gjithë procedurën që duhej ndjekur nga aplikimi deri të perzgjedhja e tyre për zhvillimin e praktikave profesionale në gjermani si dhe kriteret që duhet të plotësonin për të qenë fitues i këtij programi.

“,”image”:”15802.jpeg?s=110574″,”video”:null,”video_description”:null,”gallery”:null,”gallery_type”:null,”image_location”:”top”}