Në datën 25 Nëntor 2020 u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “A NEW PERSPECTIVE FOR UNIVERSITIES IN EUROPE. THE ALBANIAN PROCESS 2020” e organizuar nga Kolegji.Universitar ‘Wsidom’ konferencë në bashkëpunim me partnerët e universiteteve europiane, e implementuar në kuadër të projekti CULTURAL Studies in Business, ERASMUS+. Në këtë Konferencë morën pjesë studjues shkencore nga Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqiperia. Duke sjellë një dinamike dhe larmishmëri studimesh në fushën e edukimit, edukimit nëpërmjet teknologjisë, edukimit psikologjik dhe ligjore që universitetet duhet të përmirësojnë në kurrikulat e tyre universitare si edhe në ndërtimin e bashkëpunimeve më të forta ndërmjet tyre.Konferenca u zhvillua duke respektauar rregulloren. Kishim të lidhur nëpërmjet zoom dhe të ftuar të tjerë të cilët për shkak të situatës në të cilën ndodhemi e patën të pamundur të ishin fizikisht pjesë e konferencës.Kjo përfshirje gjeografike nga Shqipëria, Europa, Amerika bëri që rezultatet shkencore të kësaj konferencë të sjellin një risi jo vetëm për Kolegjin Universitar “Wisdom”, por edhe për rëndësinëqë projekti CULTURAL Studies in BUSINES ERASMUS+, në kuadër të shkëmbimeve ndërkombëtare promovoi kërkues shkencor kombëtar dhe ndërkombëtare duke arritur objektivat e veta.