Kolegji Universitar “Wisdom”

Më datë 25 Janar 2021 ,në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit, studentët e Kolegjit Universitar “Wisdom” ishin të ftuar për bashkëbisedim të hapur me presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta në ambjentet e presidencës.Pjesëmarrës ne bashkebisedim ishin një përfaqësi e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, të cilët biseduan për disa nga çështjet më kritike të arsimit me të cilat përballen sot studentët.