{“text”:”WEBINAR:
Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur dhe sfidat e përditshme të aplikimit të tij
15 Korrik 11:00
Ky webinar, është i treti në një seri webinaresh që po organizohen në kuadër të drejtësisë restauruese dhe ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e njohurive mbi aplikimin dhe sfidat që lidhen me zbatimin e përditshëm të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Webinari do të udhëhiqet nga Alban Duraj, Avokat i Ligjit dhe Ndërmjetës, dhe do të nxisë diskutime mbi disa tema thelbësore si: korniza ligjore në Shqipëri para miratimit të Kodit të Drejtësisë Penale për Fëmijë; institutucionet kryesore dhe risitë e këtij Kodi; sfidat e hasura në praktikë dhe problemet e profesionistëve të drejtësisë; strukturat mbështetëse sociale të disponueshme për rehabilitimin e të miturve, etj.
Ky webinar zhvillohet nga Terre des hommes në kuadër të projektit “Shoqëria civile në veprim për ndërtimin e qasjeve dhe praktikave restauruese për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt ose kontakt me ligjin”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar në bashkëpunim me Terre des hommes Hungari dhe AFCR.
https://childhub.org/sq/webina“,”image”:”24098.jpg?s=270827″,”external_image”:null,”external_image_title”:null,”video”:null,”video_description”:null,”gallery”:null,”gallery_type”:null,”image_location”:”bottom”}