Sistemi i Vlerësimit të Studentëve

Referuar Rregullores së Kolegjit Universitar “Wisdom”


Neni 92
Sistemi i vlerësimit të studentëve, notat

1. Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej dhjetë notash. Nota kaluese më e ulët është nota pesë. Në format e kontrollit me shkrim përdoret dhe sistemi i vlerësimit me pikë ose me përqindje (100 pikë ose 100%), ose me shkronja (sistemi ECTS me shkronjat nga A deri F). Vlerësimi me notë është i detyrueshëm, në kuptimin që përfundimi i një vlerësimi duhet të shprehet detyrimisht edhe me notë.
2. Rezultatet e provimit u bëhen të njohura studentëve nga komisioni në përfundim të provimit me gojë dhe për provimet me shkrim brenda 15 ditëve nga data e zhvillimit të provimit. Në përfundim të vitit akademik, sekretaritë mësimore hartojnë listat e studentëve që rezultojnë mbartës të lëndëve të ndryshme si dhe listat e studentëve përsëritës.
3. Në përfundim të programit të studimit, studentëve ju njehsohet nota mesatare e ponderuar, që merr në konsideratë edhe kreditetrespektive për çdo disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.
4. Kalimi nga njëri sistem vlerësimi te tjetri bëhet në përputhje me diagramën që vijon:


Notë45678910
Pikë0 – 4950 – 5556 – 6566 – 7576 – 8586 – 9596 –
ECTSFE DCBA


5. Notat kaluese konsiderohen nga 5 e lartë, pikët nga 50 e lartë dhe shkronjat nga A deri E. Studentët që përfundojnë vitin akademik me notë mesatare mbi 9.6 ose grumbullojnë mbi 96 pikë ose vlerësohen me të paktën shkronjën B+ (e konvertuar me notën mbi 9.6), shënohen në “Listën e Dekanit”. Nga kontingjenti i kësaj liste, një komision i posaçëm, i drejtuar nga dekani i fakultetit, përzgjedh dhe propozon kandidatë, të cilët vitin e ardhshëm akademik do të mund të përfitojnë bursa ose trajtime të ndryshme).