Klinika ligjore
RRETH NESH
Qendra “Klinika Ligjore Wisdom” është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare, me selinë në Tiranë, e themeluar në vitin 2016 nga Kolegji Universitar “Wisdom” për ti ardhur në ndihmë studentëve të Fakultetit të Drejtësisë në këtë Kolegj.
Është e domosdoshme që këto dije teorike të marra në auditoret e Fakultetit të Drejtëisë, e drejta materiale dhe ajo proceduriale të zbatohen dhe aplikohen në praktikë në mënyrë që të njihet nga afër e drejta dhe të kuptohet tërësisht nga studentët. Në çdo rast ajo që synohet është përmirësimi i tyre dhe ofrimi i programeve akademike sa më të arrira për studentët në përpjekje për të krijuar juristë të aftë dhe të gatshëm për t‟u përballuar me sfidat e profesionit por edhe të kohës.
Qendrës “Klinika Ligjore Wisdom” është zbatim i ligjit në praktikë me qëllim jofitimprurës, që i shërben interesit publik. Klinika e ligjit lindi si një metodë mësimdhënie për të ndihmuar studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Programit Profesional “Asistentë Juridik” në mësimin praktik të së drejtës, dhe ofron ndihmë juridike falas. Në kuptimin akademik, klinika e ligjit ofron përvojë praktike për studentët e të drejtës në Fakultetin e Drejtësisë si edhe shërbime të ndryshme ligjore në drejtim të shtesave, kryesisht vunerabël të popullsisë që nuk kanë mundësi të sigurojnë një ndihmë të tillë profesionale kundrejt pagesës.
Qendra ka një staf të përgatitur avokatësh të cilët janë pedagog të Fakultetit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Wisdom” të cilët, së bashku me studentët ofrojnë edukim ligjor për qytetarët duke organizuar leksione të hapura për çështje ligjore që shqetësojnë komunitetin. Klinika ofron ekspertizë ligjore për përmirësimin e legjislacionit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke ofruar ide, propozime konkrete, hartimin e projektligjeve, zhvillimi i oponencës për legjislacionin sidomos duke mbështetur grupet të cilat janë të dobëta. Ofrimi i konsulencës juridike për personat të cilët janë në pamundësi ekonomike dhe me probleme sociale është një nga veprimtaritë e Qendrës.
SHËRBIMET
Shërbimet e Qendrës “Klinika Ligjore Ëisdom” janë:
- Klinika ofron përfaqësim në: të gjitha shkallët e gjyqësorit , të gjitha prokuroritë e Republikës së Shqipërisë, në zyrat e Republikës së Shqipërisë dhe në çdo zyrë tjetër që i përfaqësuari do të ketë nevojë
- Studimi i gjithanshëm i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, apo dhe më gjerë
- Studimi i gjithanshëm i shërbimeve juridike ne Republikën e Shqipërisë, apo dhe më gjerë, që kanë të bëjnë, me ofrimin e shërbimeve në fushën e Avokatisë, Noterisë, Ndërmjetësimit, Arbitrazhit dhe Shërbimit Përmbarimor
- Studimi i gjithanshëm i sistemit të qeverisjes qendrore dhe vendore ne Republikën e Shqiperisë, apo dhe më gjerë
- Trajnimi i shërbimeve juridike në Republikën e Shqipërisë, apo dhe më gjerë, dhe ofrimi i trajnimeve shkencore për personat fizik e juridik që ofrojnë shërbime juridike në fushën e Avokatisë, Noterisë, Ndërmjetësimit, Arbitrazhit dhe Shërbimit Permbarimor
- Bashkëpunimi me organet e pushtetit qendror dhe vendor për trajnimin e punonjësve në këto institucione dhe ofrimin e trajnimeve në organet e qeverisjes vendore
- Nxitja e ndërmarrjes së studimeve në fushën e Avokatisë, Noterisë, Ndërmjetësimit, Gjyqësorit, Shërbimit Permbarimor, Jurispudencës në përgjithësi dhe qeverisjes qendrore e vendore
- Vendosja e lidhjeve të vazhdueshme me të gjithë studiuesit në vend, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Arvanitas, Arbëresh dhe diasporë si dhe të huaj, që merren me çështjen e studimit të jurisprudences
- Lidhja me institucionet shkencore dhe arsimore, universitetet dhe shkollat e vendit për bashkërendimin e punës lidhur me trajtimet dhe shërbimet juridike
- Botimi i krijimeve të ndryshme, referateve, artikujve, librave etj. me temë nga Shërbimet Juridike
- Vendosja e lidhjeve me OJF të ngjashme ose të përafërta në programe, për të koordinuar veprimtarinë me to.